Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mijëra euro për marketing, si po mashtrohen qytetarët nga kompania One Albania

11:45 / April 13, 20235 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celular
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompanitë celulare që operojnë në vendin tonë janë kthyer në makth për qytetarët shqiptarë. Tarifat e shtrenjta, mashtrimi me paketat ofertë vazhdon të mbeten problematikat kryesore të këtij shërbimi.
Kompania hungareze e telekomunikacionit 4iG hyri në tregun shqiptar pak vite më parë duke blerë fillimisht Telekom Albania dhe më pas Albtelecom, duke u kthyer kështu në operatorin me numrin më të madh të abonentëve në treg, të paktën në letër.
Gjatë transforimimit, kompanisë iu desh që të bashkonte Telekom Albanian dhe Albtelecom nën brandin e ri ONE Albania, gjë e cila nuk duhej të ndodhte vetëm në çështje logosh dhe marketingu, por edhe teknikisht.
Kompania njoftoi abonentët se më datë 1 prill të gjitha numrat Albtelecom do të kalonin në ONE Albania dhe kjo kërkon një proces teknik të komplikuar për të mos shkaktuar dështime rrugës. Duket se ONE Albania ka tentuar të instalojë një sistem tjetër nga një vend i lindjes, gjë e cila ka bërë që të dështojë gjithçka.
Problemi ka nisur po ashtu edhe për faktin se është vërejtur një “crash” mes numrave të njëjtë që ishin në Albtelecom me prefix (067) me ata që janë në ONE Albania me prefiks (068).
E gjithë kjo rrëmuje me numrat dhe ndërprerje të shërbimit për abonentët është shoqëruar me akuza të forta nga vetë abonentët e Albtelecom dhe ata të ONE, të cilët tashmë kanë mbetur pa sinjal pavarësisht se kanë paguar.

Denoncimet
Edhe pse në reklamat miliona lekëshe nëpër televizione rekmalohet për një shërbimi me cilësi
maksimale dhe të lartë mjafton të hedhim një sy në faqen facebook të kompaninë “One” dhe
do të shohim një tablo krejt ndryshe.Qytetarë të cilët kanë rezerva tepër të mëdha me
shërbimin telefonik.

Jo vetëm pagesat e internetit, por dhe me cilësinë e telefonave dhe të internetit duke i
zhgënjyer ata.

1 1
2 1

Abuzimi me kontratat

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, ka denoncuar kompaninë telefonike “One” për shkelje dhe abuzim me kontratën e lidhur me klientin.

Tomorri shkruan se 3 vite më parë ka blerë një kartë sim nga kompanina “One” të cilën nuk e ka përdorur asnjë ditë, dhe normalisht për shërbime që nuk përdoren as nuk ke pse paguan.

Por sipas tij edhe pse në realitet nuk duhet të paguante për një shërbim që nuk e kishte përdorur kurrë, dikush nga një zyrë përmbarimi e ka telefonuar dhe i ka thënë se duhet t’i paguajë 200 euro kompanisë “One”, pasi në kontratë shkruhet se edhe nëse nuk e përdorni numrin duhet paguar një tarifë shërbimi.

Fatura vetëm 20 ditëshe

Në kontratat e lidhura me abonentët thuhet se fatura është mujore. Pë rkëtë mjafton të shohim dhe në faqen e kompanisë One, në lidhje me faturën.

Picture2

Por në realitet një gjë e tillë nuk ndodh. Gazetarja e News 24 Aurora Golemi, ka denoncuar rastin e saj personal në rrjete sociale. Ajo deklaron se ndonëse ka paguar faturën më datë 29 Mars, në celular i ka ardhur mesazhi që duhet të paguajë faturën më datë 18 Prill.

“Faleminderit One Albania për…faturën 20 ditëshe!

Hey One Albania nuk më pëlqen fare më kështu siç je bërë pas procesit të “unifikimit”.

Dështimet e tua po i hamë përditë dhe me lezet. Po i shtohem edhe unë “ushtrisë” së abonentëve të indinjuar.

Kam paguar faturën e paketës më datë 29 mars 2023, por sot njoftohem se afati i pagesës është më datë 18 prill 2023.

Nga llogaritjet rezulton se do të përfitoj shërbim vetëm 20 ditë! Kur në fakt shërbimin mujor sipas kontratës e kam 28 ose 30 ditë.

Përse duhet të paguaj shumën e plotë kur shërbimin e marr vetëm për 20 ditë, në të kundërt statusi i kartës sime do të kthehet nga aktive në joaktive

Kjo “zhvatje e vockël” nuk po më ndodh vetëm mua, kam dëgjuar me dhjetra histori të ngjashme këto ditë nga kolegët.

A ke të drejtë “One Albania” të bësh ndryshime në kontratë, nëse ka gjithmonë, pa më lajmëruar?

A po më shkelen të drejtat e mia si konsumator Autoriteti i Konkurrencës? Mendoj se po! Ankesën ua kam nisur. Tani just do your job!”

Nuk dihet nëse Autoriteti i Konkurrencës do të veprojë, apo do të heshtë edhe për këtë rast, ku barra bie mbi qytetarët.

Picture1

Reagimi i AKEP

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) u ka bërë thirrje abonentëve që të tregohen të kujdesshëm ndaj njoftimeve personale që u dërgon kompania ONE Albania. AKEP shton se janë duke e ndjekur këtë procedurë të dështuar të bashkimit të kompanive.

“Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është informuar nga operatori One Albania sh.a. për procesin teknik të migrimit të numrave celularë nga rrjeti i Albtelecom në rrjetin e sipërmarrësit One Albania sh.a. i cili do të kryhet në datën 1 Prill 2023, ora 01:00 e mëngjesit.

Për t’u njohur me problematikat e mundshme teknike të procesit dhe për t’i kapërcyer ato, AKEP fton pajtimtarët dhe publikun e gjerë të jenë të vëmendshëm kundrejt njoftimeve individuale të dërguara nga shoqëria One Albania sh.a nëpërmjet mjeteve të qëndrueshme (sms, email, etj.). dhe ndaj lajmërimeve të shoqërisë në ëebsite-n dhe rrjetet e saj sociale, si dhe në median audiovizuale”, thuhet në njoftim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.