Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shiste drogë, në pranga 20-vjeçari nga Vlora

11:57 / April 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia vlore 1024x572 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, pasi u kap duke shitur kokainë e kanabis në lokalet e natës në Vlorë. Në pranga është vënë Viljano Ruka.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Fokus 5”, sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në 350 doza, të gatshme për shitje. Shiste doza të drogave të forta dhe të kanabisit, në lokalet e natës, në zonën bregdetare, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Procedohen penalisht 3 shtetas, të huaj dhe shqiptarë, pasi u kapën me doza të lëndëve narkotike, të dyshuara të blera nga 20-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambientet e lokaleve të natës dhe në zonën përreth tyre, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që mund të kryhen në këto ambiente, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 5”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi V. R., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjetin e 20-vjeçarit, në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën 350 doza të dyshuara të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Dozat dyshohet se do të shiteshin nga shtetasi V. R., në lokale nate, në Vlorë. Në vijim të këtij operacioni, shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M., 31 vjeç, A. K., 25 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe për shtetasen Ch. R., 26 vjeçe banuese në Itali, pasi gjatë kontrolleve fizike, këtyre shtetasve iu gjetën doza të lëndëve narkotike, të dyshuara të blera nga shtetasi V. R.

Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të metejshme. Kontrollet në lokalet e natës në qark, si në zonën përreth tyre, do të vijojnë

Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.