Ramazan Rraja, i kërkuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, është arrestuar nga policia.
Ai është arrestuar te ura e Gjoles në Fushë-Krujë.
Ramazan Rraja është arrestuar nga Policia e Durrësit për llogari të SPAK. Ndaj tij ka masë sigurie “arrest në burg në mungesë”. Në momentin e arrestimit, Rraja ka qenë i armatosur.
Rahman Rraja është dënuar gjithashtu me 12 vite burg nga drejtësia belge për trafik droge. Drejtësia belge e ka shpallur vendimin në mungesë.
