Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Në kërkim të një goleadori, trajneri i Manchester United ka një listë prej 5 emrash

16:30 / April 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erik ten hag 770x428 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erik ten Hag thuhet se u ka dorëzuar drejtuesve të Manchester United një listë me pesë emra sulmuesish të klasit botëror që ai dëshiron që klubi të nënshkruajë në merkaton e verës.

Trajneri i United mendohet se ka prioritet nënshkrimin e një sulmuesi që nuk fal para portës, me klubin që ka mbetur pa një të tillë që nga largimi i Cristiano Ronaldos.

Anthony Martial fillimisht pritej të mbushte boshllëkun e Ronaldos, por një varg dëmtimesh kanë ndikuar shumë në formën dhe qëndrueshmërinë e tij. Ndërsa Djajtë e Kuq ishin në gjendje të nënshkruanin me Ëout Ëeghorst në formë huazimi gjatë merkatos së janarit, holandezi po ashtu nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë.

Ëeghorst ka realizuar vetëm dy gola për Djajtë e Kuq që nga ardhja e tij, duke treguar nevojën që ka klubi të gjejë një sulmues më produktiv. Nga ana e tij, Ten Hag nuk e ka fshehur dëshirën për të shtuar një numër 9 në radhët e tij – dhe ka folur hapur për këtë.

“Të gjithë e dinë dhe nuk është sekret që për një kohë të gjatë dhe gjatë një sezoni të tërë kemi pasur mungesë të numrit 9”, ka thënë holandezi për The Sun të ketë thënë holandezi.

Sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, trajneri i United duket se ka hartuar një listë me emrat e pesë sulmuesve që dëshiron të ketë në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.

Sipas Sky Sports, drejtuesit e klubit kanë Harry Kane në krye të listës së tyre dhe po planifikojnë një lëvizje prej 80 milionë sterlinash për sulmuesin e Tottenham.

Thuhet se ylli i Napolit, Victor Osimhen dhe Jonathan David i Lille janë gjithashtu në radarin e United, ndërsa po merren në konsideratë edhe lëvizjet për zbulimin e Atalantas, Rasmus Hojland dhe sulmuesin e Romës, Tammy Abraham po konsiderohen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.