Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

34-vjeçari tentoi të trafikonte 17 mijë euro në Portin e Vlorës. Paratë i kishte fshehur në një valixhe

13:24 / June 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
352118104 812464970447127 6310281385882225748 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, shofer autobusi pasi tentoi të kalonte pa deklaruar 17 mijë euro në portin e Vlorës. I riu me iniciale R.M., i kishte fshehur paratë në valixhen me sendet e tij personale ku gjatë kontrollit të policisë iu gjet dhe shuma. 34-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

Port Vlorë/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Si rezultat i këtyre kontrolleve, falë dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese që operojnë në kufi, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Fshehu në automjet, 17 000 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 34-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare në port Vlorë, në bashkëpunim me Frontex-in, përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s në Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të shumave monetare, lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe goditjen e çdo paligjshmërie tjetër kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues shtetasin R. M. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në valixhen me sendet personale të drejtuesit, shërbimet e Policisë gjetën 17 000 euro, të padeklaruara nga shtetasi R. M., konform ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Kamëz, një viktimë dhe një i plagosur, arrestohet autori

13:27 / October 19, 2026

Shpërthim me tritol, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative Shushicë

10:40 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.