Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Broja tregon hapat e parë: Një ditë humba në stadium

14:05 / June 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
broja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armando Broja, është sulmuesi që Mauricio Pochettino e ka në plan për ta aktivizuar titullar te Chelsea. 21-vjeçari i Kombëtares, ka firmosur deri në verën e 2028 dhe si produkt i Bluve, vështirë se do kalojë në tjetër klub pas aftësive të treguara në fushë.

Për faqen zyrtare të klubit, Broja ka bërë një rrëfim për fëmijërinë dhe lidhjen që ai kishte me fanellën dhe ngjyrat e Chelsea-s.

Shqiptari tregon për moshën 2-vjeçare kur i veshën për të parën herë fanellën e skuadrës, e deri te mosha 5-6 vjeçare kur shkoi me xhaxhanë në stadium.

Këtu duket se ka nisur dashuria e tij për klubin e Chelsea-s.

“Nuk e mbaj mend mirë cila ndeshje ishte, por luante Chelsea në “Stamford Bridge”. Isha diku te 5-6 vjeç dhe mbaj mend që xhaxhai im më mori në një ndeshje. Ai ishte një nga arsyet pse u bëra tifoz i Chelsea sepse ai ishte ndoshta fansi më i madh i klubit në botë. Kisha të veshur një shall dhe një kapele të Chelsea. E harrova se kush po luante sepse isha shumë i vogël, por ishte një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, kur isha në atë moshë. Ishte vërtet shumë qejf”, tha Broja.

21-vjeçari më pas foli edhe për emocionet e para kur shkoi në stadiumin “Stamford Bridge”.

“E mbaj mend që shkova atje dhe isha shumë i ri. Nuk e dija se çfarë ndjenje ishte të shkoja në stadium. Kur isha jashtë në rrugë dhe pashë 5-6 mijë njerëz që ecnin së bashku ishte vërtet masive. Unë humba sepse isha i vogël dhe poshtë gjithë të tjerëve, kështu nuk mund të shikoja asgjë sipër të tjerëve teksa ecja. Është vërtet emocionuese kur shikon lojtarët që zbresin nga autobusi, të ecnin te tuneli, gjëra të tilla. Është e mrekullueshme kur hyn brenda në stadium”, tha sulmuesi.

Broja thotë se ka qenë dy vjeç kur për herë të parë i veshën fanellën e ekipit dhe prej asaj kohe është një tifoz i skuadrës ku luan.

“Kur isha i vogël, xhaxhai im ishte i pari që më veshi me një bluzë të Chelsea kur isha vetëm dy vjeç. Mamaja ime i tha atij të ndalonte, por ai insistonte që unë të bëhesha një tifoz i ekipit. Kështu që unë u rrita si një tifoz i Chelsea dhe çdo gjë filloi nga aty”, tha sulmuesi i Kombëtares.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.