Një 27-vjeçar nga Gjirokastra i ka dhënë sot fund jetës në mënyrë tragjike.
I riu me iniciale I.A. është gjetur nga familjarët i vetëvarur në fshatin Gerhot, pranë banesës së tij.
Në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Rreth orës 18:30, në fshatin Gërhot, Gjirokastër, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi I. A., rreth 27 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.