Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Në vitin 2020 në treg do të ketë hamburger me mish laboratori

20:38 / April 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mish
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bruce Friedrich ka qenë vegjetarian për 30 vite, por së fundi ka nisur të provojë përsëri shijen e mishit. Kjo, jo sepse ka hequr dorë nga bindja e tij, por për shkak të hamburgerave me mish artificial, krijuar në laborator nga qeliza të nxjerra prej kafshëve.

Friedrich e rrëfeu vet eksperiencën e veçantë gjatë konferencës së teknologjisë dhe dizajnit, mbajtur në Vankuver të Kanadasë, ku ishte e pranishme dhe firma “Beyond Meat”, e cila u krijoi delegatëve mundësinë që ta provojnë edhe ata mishin e rrallë.

Friedrich foli në takim për mënyrën sesi mishi i rritur në laborator mund të ushqejë popullsinë në rritje të botës, e të zgjidhë në të njëjtën kohë edhe çështjet mjedisore.

Mishin e krijuar nga burime qelizore, publiku i gjerë do të mund ta shijojë në vitin 2020, e fillimisht çmimi do të jetë paksa i kripur: 50 dollarë për një hamburger, sepse edhe kostoja e prodhimit nuk është e vogël.

Shpresat janë që ky çmim të vijë duke u ulur me kohën, kur të gjenden edhe mënyra të reja për një prodhim më masiv.

“Natyrën njerëzore nuk e ndryshojmë dot, – thotë Friedrich. – Atëherë le të ndryshojmë mishin”.

Qelizat e kafshëve, siç shpjegon ai, do të ruhen në banka qelizash. Praktikisht, dy janë zgjidhjet e propozuara nga instituti i tij “Good Food”: ky i ashtuquajtur “mishi i pastër”, i cili rritet nga qelizat në laborator; dhe produktet e ngjashme me mishin, por që për bazë kanë bimët./Tch/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.