Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohen dy persona në Itali dhe një në SHBA

17:27 / August 1, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar ditën e sotme.

Stefano Bottura është vënë në pranga nga autoritetet italian, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për mashtrim kompjuterik.

Në pranga kanë edhe dy të tjerë të shpallur në kërkim. Alesandro Locateli u arrestua në Itali, ndërsa Elton Daka në SHBA.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Vihen në pranga, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, Interpol Tiranës, autoriteteve policore italiane dhe autoriteteve amerikane, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lokalizohen pas shkëmbimit të informacioneve, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas (2 në Itali dhe 1 në USA) të dënuar me 6, 7 dhe 9 vjet burgim. 

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, për tre shtetas në kërkim ndërkombëtar, informacionet i janë dërguar autoriteteve policore italiane dhe atyre amerikane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Në bazë të informacioneve të dërguara nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, janë lokalizuar:

– Në Itali, shtetasi Alesandro Locateli, dhe shtetasi Stefano Bottura;

– Në USA, shtetasi Elton Daka.

Shtesasi Alesandro Locateli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2010, ky shtetas ka kryer dy transferta nga Sllovenia në Shqipëri, në shumën 500 000 euro, të cilat e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e këtij shetasi, në shtetin italian.

Shtetasi Stefano Bottura ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Ky shtetas me anë të një skeme mashtrimi, ka krijuar në Shqipëri një kompani në të cilën ka kryer disa transanksione, ku shuma e parave të hedhura në karta, ka qenë më e madhe se shuma e blerjeve të kryera.

Shtetasi Elton Daka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, duke ushtruar profesionin e tij si avokat, në vitin 2013, ka mashtruar dy shtetas të përfshirë në një aksident, të cilëve iu ka marrë vlera të konsiderueshme parash dhe nuk ua ka zgjidhur çështjen.

Elton Daka SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.