Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrezikonin të mbyteshin në det, policia shpëton 12 persona, 3 prej tyre të mitur

11:52 / August 14, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skafet 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe detare në Durrës i kanë ardhur në ndihmë 2 mjeteve lundruese të cilat rrezikuan të mbyteshin në det. Sipas policisë, njëri nga skafet me 8 pasagjerë, 3 prej të cilëve të mitur pësoi defekt në mes të detit, ndërsa skafi me 4 pasagjerë u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” në Durrës. Të gjithë pasagjerët e 2 mjeteve lundruese skafe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar.

Njoftimi i Policisë Durrës

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare iu shkojnë në ndihmë 12 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det ndërkohë që lundronin me 2 mjete lundruese skafe.

Njëri nga mjetet lundruese (me 8 pasagjerë, 3 prej tyre të mitur) pësoi defekt në mes të detit, në Vilun, Velipojë, ndërsa mjeti tjetër lundrues (me 4 pasagjerë) u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës”, Durrës.

-Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Policisë Kufitare Velipojë, pas njoftimit nga një shtetas se mjeti lundrues skaf me të cilin ai po lundronte bashkë me 7 shtetas të tjerë, kishte pësuar defekt në plazhin e Vilunit, dhe e kishte të pamundur të dilte në breg të detit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me një mjet lundrues të Policisë Kufitare.

Brenda disa minutash, shërbimet e Policisë Kufitare kanë lokalizuar mjetin lundrues skaf që kishte pësuar defekt në mes të detit dhe kanë nxjerrë në breg të detit, 8 pasagjerët e këtij mjeti lundrues, 3 prej të cilëve ishin të mitur. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës kanë marrë njoftim se një tjetër mjet lundrues skaf me 4 pasagjerë, ishte përplasur me disa gurë në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” dhe rrezikonte të fundosej pasi kishte futur ujë.

Menjëherë pas njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare, bashkë me një mjet lundrues të Policisë Kufitare. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin lundrues që po rrezikonte të fundosej në det dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke nxjerrë në breg me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 4 pasagjerët e mjetit lundrues skaf.

Të gjithë pasagjerët e 2 mjeteve lundruese skafe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar. Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

Durres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.