Një investigim i të përditshmes kolumbiane “El Tiempo”, zbulon sesi hetuesit e Europol dhe Interpol ranë në gjurmët e Besnik Nikolli i njohur në botën e krimit si “Niko” apo “El Gordo” që nga spanjishtja përkthehet “Bullafiqi”.
Ai kshte vendosur në vitin 2021 në Kolumbi, kjo për të krijuar aleanca me kartelet që veprojnë atje dhe jetonte në një lagje të njohur të Santa Marta dhe qëndroi atje për dy vjet pa u zbuluar.
Ishin një seri fotosh që ua dërgonte online vajzave ë cilat ndihmuan për të zbuluar vendndodhjen e personit më të kërkuar në Francë për trafik droge dhe pastrim parash. Niko kishte lidhje me organizata të trafikut të drogës në Shqipëri, Holandë dhe Gjermani, të cilët ishin partnerë të tij në Evropë dhe ishin përgjegjës për marrjen e drogës.
