Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sherri për birrat, motra vret motrën. Fqinji: Edhe i ati nga alkooli ndërroi jetë

11:29 / September 4, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1693726472 amandapushanimarselapushani transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy ditë para se të festonte 37-vjetorin e lindjes, Amanda Pushani u vra nga motra e saj 40-vjeçare me profesion mësuese e Gjuhës Shqipd në një shkollë private, Marsela Pushani. Fillimisht ngjarja u trajtua nga familja për Policinë si vetëvrasje, por pas ekzaminimeve që janë kryer në trupin e 37-vjeçares janë konstatuar plagë dhe më pas u ngrit dyshimi se është vrarë dhe u arrestua 40-vjeçarja.

Shkak i vrasjes është bërë një debat që ka agravuar mes dy motrave, ku më pas Marsela Pushani ka marrë thikën dhe ka qëlluar 37-vjeçaren. Viktima është qëlluar 1 herë në bark me thikë poshtë stomakut. Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën.

Kjo e fundit ka deklaruar në polici, se vrasjen e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani ka dëshmuar se motra e saj prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin. 40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë. Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën.

“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani në Polici.

Freard Rista shitës në një market pranë zonës ku jeton familja, tha se viktima kërkonte të merrte pije alkoolike pa lekë, por ka shtuar se nuk e ka kërcënuar ndonjëherë. Madje ai është shprehur se edhe babai i viktimës ka ndërruar jetë nga konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike.

“Viktima, Armanda ishte vajzë e mirë jo e keqe, por pija bën të vetën. Pinte shumë, edhe këtu blinte, kur s’kishte lekë. Kur ishte e dehur kërkonte pije pa pagesë, por nuk më ka kërcënuar ndonjëherë. Hallexhinj, edhe babai i saj nga konsumimi i tepërt i alkoolit ka vdekur”, tha shitësi.

37-vjeçarja pinte alkool dhe kishte zënka të shpeshta me motrën dhe nënën e saj. Sipas dëshmisë së Marselës edhe mëngjesin e së shtunës kur ndodhi krimi tronditës Armanda shkoi e dehur në shtëpi pasi kishte qëndruar jashtë natën e së premtes dhe kur ishte kthyer kishte me vete edhe disa shishe birre.

Amanda Pushani Marsela Pushani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.