Sot në SPAK do të mbahet seanca për dëgjimin e mbrojtjes së të pandehurve për Inceneratorin e Fierit.
Seanca pritej të niste prej orës 10, po për shkak se nuk kanë mbërritur avokatët mbrojtës të personave të marrë të pandehur ende nuk ka nisur. Sot do të realizojnë mbrojtjen të paktën edhe 7 persona të marrë të pandehur, përfshirë ish-ministrin Koka, ish-deputetin Bllako dhe Arben Dervishaj.
Këta të fundit janë arrestuar në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Fierit, që sipas prokurorisë kanë kryer shkelje dhe korrupsion.
