Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjyshja e 12-vjeçares rrëfen bisedën e së ndjerës me nënën: U takuan pas 7 vitesh dhe…

13:05 / September 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
78787548787
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyshja e 12-vjeçares nga Pogradeci e cila i dha fund jetës pak javë më parë, ka rrëfyer në emisionin “Me Zemër të Hapur”, detaje nga tragjedia. Ajo ka treguar bisedën e fundit me vogëlushen, si dhe ato çfarë mbesa i pohoi pas takimit që e mitura kishte bërë me të ëmën, 7 vite pasi e kishte braktisur dhe ishte ndarë me të atin. Gjyshja thotë se në takim, nëna i kishte thënë se do të vinte dhe do ta takonte prapë e se do ta merrte me vete në Greqi.

Pjesë nga intervista:

Gjyshja e vajzës: Ish-nusja, se kuptuam pse u largua, ishte dhe e vogël në moshë. Është larguar herën e parë kur ishte 2 muajshe shtatzënë, shkaku pse u largua nuk e dimë, kanë qenë 15-16 vjeç të dy me djalin. Ajo nuk e ka lindur vajzën tek ne, e kam marrë në shtëpi kur ishte vajza 1 vjeç, dhe më pas iku kur ishte vajza 3 vjeçe.

Atë ditë që iku e la vajzën me çupën e djalit tjetër, unë isha për kafe në një vend, dhe kur erdha nuk e gjeta. Lajmëruam policinë dhe na tha se nuk kthehet, dhe vajzën e la. Gjyqi i parë ia la asaj kujdestarinë, por ajo nuk kishte mundësi ta mbante se edhe ajo është rritur jetime.

Në muajin prill, pas 7 vitesh, ajo u takua me vajzën. Çupën e përgatiti nusja (njerka e saj) dhe e nxori gjyshi që ta takonte e ëma. 10-15 minuta ka ndenjur. Në fillim kur e pa kishte qarë e ëma dhe i kishte thënë ‘sa qenke rritur, mami do vij prapë do të blej telefon’. Po vajza i kishte thënë që jo se unë kam babin. Çupa këto ka thënë edhe tek shoqet e saj, që i kishte thënë se do të vinte prapë.

Vajza në këto vite nuk shprehej për të ëmën, dhe kur e pyesja unë, nuk është se jepte ndonjë reagim kushedi. Ajo e kujtonte dhe ditën që e ka lënë e ëma. I ka thënë e ëma do vi dhe do të të marr në Greqi, kështu ka thënë vajza tek shoqet e saj, se ne nuk na tha. Ditën që ndodhi ngjara i çuam haber, erdhi, dhe ajo ishte e tronditur e nuk na tha gjë.

Gjyshja e 12-vjeçares
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.