Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lefter Koka akuzon Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin: Më morën lirinë në mënyrë brutale

17:20 / September 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Deri në frymën e fundit, nuk do të rresht, së kërkuari pafajësinë time”. Me këto fjalë e filloi mbrojtjen ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka në Gjykatën e Posaçme. Ai akuzoi ish- Presidentin Ilir Meta dhe ish- kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi si përgjegjës për marrjen peng të lirisë së tij.

“Do ngushëllohesha në izolim në qoftë se kallëzimin do e kishte bërë çdokush tjetër, por të bëhet nga ai çift famëkeq është e trishtë dhe të besosh tek ata është si të investosh te Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit. Me prova e fakte do të provoj fajësinë e atyre, që më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas, duke sajuar prova të turpshme. Pyeta të bashkëpandehurin: për çfarë akuzohesh? Më tha: për evazion. Mirë që s’të ka njohur Monika – i thashë – se po të të kishte njohur, do të ishe grup me mua”, tha Koka.

Edhe ndaj organit të akuzës, ish-ministri u shpreh i ashpër, duke thënë se me prangosjen e tij, po shkelet parimi i cështjes së gjykuar.

“Gjykohem dy herë për të njejtën gjë. Akuza është thjeshtë kopje e procesit analog të Elbasanit. Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Kjo çështje kërkon drejtësi! Drejtësia është vetëm një, e pandikuar nga interesa, e pandikuar nga akuza, e pandikuar nga opinioni. Përndryshe unë do të jem viktima e radhës e kjo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo. Kjo strukturë nuk është kala, ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni, por është kala e çdo shqiptari për të marrë drejtësi”, deklaroi ish-ministri.

Ai foli edhe për pasuritë e tij të ngrira nga sekuestroja e SPAK, të cilat sipas tij, janë rezultat i punës ndër vite.

“Që nga viti 2003 kur mora edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Durrës, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pronat që disponoj janë fryt i punës sime të ndershme dhe jo i ryshfeteve, as i trafiqeve, as i prostitucionit e as i të qenit aksioner anonim në shoqëri ndërtimi, e për të atillë më njeh Durrësi qyteti im, e më gjerë. Meqënese nuk u provua asnjë shumë e përfituar, asnjë llogari bankare , asnjë aset i shtuar që nga viti 2010, prokurorët menduan të më akuzojnë për pastrim dhe të sekuestrojnë prona të përftuara që në vitin 2000”, nënvizoi Koka.

Për ish-ministrin e mjedisit, Lefter Koka organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar dënimin me 10 vjet burg, për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, të cilat me gjykim të shkurtuar konvertohen në 6 vjet e 8 muaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.