Niko Ngjela gjendet i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit, gati 14 km larg qytetit të Korçës.
63-vjeçari ishte larguar prej një jave nga shtëpia. Mësohet se ai vuante nga probleme te shëndetit mendor.
Raportohet se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë një trup në ujërat e rezervuarit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë lokale, e cila ka bërë të mundur dhe nxjerrjen e trupit pa jetë nga ujërat e këtij rezervuari.
