Është nëna e bashkëjetueses së Darjo Bruçit, 48-vjeçarit nga Mati i cili ra në prangat e policisë nën akuzën e dhunën në familje, ajo që nga Franca denoncoi dhunën barbare ndaj bijës së saj.
Policia zbarkoi menjëherë në shtëpinë e tyre dhe gjeti me shenja dhune 33-vjeçaren, dhunë që është ushtruar nga vetë 48-vjeçari. Policia i gjeti në celularin e tij edhe materiale filmike të riteve fetare nga një sheh 37-vjeçar nga Kosova, Kujtim Popaj, i cili kryen rite fetare të çuditshme me kaçavidë në trupin e së resë.
Nga deklarimet e Bruçit, gruas së tij i është bërë magji dhe për këtë arsye ka thirru shehun nga Kosova. Popaj është shpallur në kërkim nga policia për mashtrim dhe akoma nuk është lokalizuar për t’u marrë në pyetje. Për këtë, autoritetet tona po bashkëpunojnë me ato të Kosovës.
Mësohet se ritet e çuditshme Popaj i ka kryer kundrejt pagesës 600 euro dhe dhuratave të tjera. Akoma është e paqartë nëse përmes ritit me kaçavidë që goditet gjithandej në trup 33-vjeçarja nga Popaj ka pasur dëmtime dhe kjo do të qartësohet në vijim të hetimeve, të cilat mund t’i shtojnë edhe akuzën e dhunës 37-vjeçarit kosovar.
