Sokol Buli, 70-vjeç, është vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishte fshehur në banesë një arsenal armësh. Atij iu sekuestruan armë zjarri, pjesë armësh zjarri, armë gjahu, armë të ftohta dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak.
Policia pati informacione për të ndërhyrë në banesën e të moshuarit dhe si rezultat i kontrolleve arriti të zbulojë arsenalin e armëve. Kallashnikovi u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur apo jo, për ngjarje kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
