3 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia në Vlorë, dhe janë pezulluar 9 leje drejtimi, gjatë javës së shkuar. Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se gjatë kontrolleve për rritjen e sigurisë rrugore, u vendosën 1 736 masa administrative.
“Gjatë javës së fundit, janë arrestuar 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi. Janë vendosur gjithsej 1 736 masa administrative, nga të cilat 815 për shpejtësi, 103 për parakalim të gabuar dhe pjesa tjetër për shkelje të tjera të Kodit Rrugor”, njofton Policia e Vlorës.
“Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit”, bën të ditur Policia.
Po ashtu Policia e Vlorës u bën apel të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.
