Avokati Redi Ramaj ka folur për ngjarjen që tronditi Rrëshenin ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën 3 persona të tjerë.
Për të këto ngjarje të shmangen duhet që prokuroria dhe gjykata, për raste që lidhen me individë të tjerë, të marrin masat e duhura për ata persona që dalin nga burgu pasi rrezikohen nga hasmëritë e krijuara.
“Jo vetëm në rrëshen por në çdo zonë tjetër, në momentin që kemi hetime, çojmë para drejtësisë personat për një ngjarje të caktuar, i jepet një dënim i arsyeshëm brenda ligjit , për raste të veçanta, sidomos për krime që kanë të bëjnë kundër personit që lidhen me individë apo persona të tjerë, duhet patjetër të merren masat e duhura nga gjykata dhe nga prokuroria që mos të përsëriten raste të tilla. Si qytetar ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, ky është funksion i policisë dhe drejtësisë”,-tha për Euronews Albania, avokati Redi Ramaj.
