Tre atentate kanë ndodhur në 48 orët e fundit dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhament Rrumbullaku ka garantuar qytetarët se do t’i shkohet deri në fund zbardhjes ë ngjarjeve.
Rrumbullaku siguroi se po punohet intesivisht për të zbardhur 3 atentatet, në Mirditë ku u vra Martin Bardhi, në Durrës ku u vra Ton Dervishi dhe në Dukagjin ku u vra Zef Guri dhe u plagos Gjin Guri (babë e bir).
“Dua të garantoj se edhe për ngjarjet e fundit të ndodhura në Mirditë, Durrës dhe Dukagjin po punojmë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga hetimet e deritanishme kemi marrë të dhëna të reja që do të ndihmojnë për të zbardhur për këto ngjarje kriminale. Janë duke vijuar intensivisht hetimet edhe në kudër të megaoperacionit ‘Tempulli’”– tha Rrumbullaku.
