Pas përfundimit të rikonstruksionit në dy shkolla të qytetit Burrel, në dy të tjera po investohet aktualisht.
Në shkollën e mesme “Pjetër Budi” Burrel dhe në shkollën 9 vjeçare Frankth, njësia administrative Komsi do të krijohen kushte më të mira për frekuentimin e mësimit.
Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj thotë se punimet në shkollën e Frankthit vijojnë me intensitet:
“Vijon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e shkollës së re “Rexhep Kërtuka” e cila do shërbejë për 100 nxënës të fshatit Frankth.Ne e kemi prioritet investimin në objektet arsimore me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët dhe të rinjtë tanë!”, shkruan Malaj.
Postime te ngjashme
Add A Comment
