Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shtëpi bari në Marikaj, në kërkim kultivuesi, procedohet bashkëshortja. Kapet faturisti i OSHEE

09:01 / October 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
59A93CE4 3EB6 4F69 BB67 33CE8EBCB44D
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo vetën më Britaninë e Madhe ka banesa bari. Policia ka zbuluar një shtëpi bari në Marikaj të Vorës, ku ka shpallur në kërkim pronarin, dhe po procedohet bashkëshortja. ”Shtetasja A. K. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësi i OSHEE-së, shtetasi L.Sh, nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë”.

Njoftimi i plotë

Goditet një rast i përshtatjes së ambienteve, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Vihet në pranga një punonjës i OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Sekuestrohen 1035 bimë narkotike të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se në Marikaj, një shtetas kishte përshtatur një ambient (magazinë), për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marikaj 2”. Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi K. K., 46 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 44 vjeçe, të dy banues në Marikaj.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Sh., 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjatë kontrollit të një ambienti (magazinë), në përdorim nga shtetasi K. K., shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Shtetasja A. K. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësi i OSHEE-së, shtetasi L. Sh., nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

marikaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Kamëz, një viktimë dhe një i plagosur, arrestohet autori

13:27 / October 19, 2026

Shpërthim me tritol, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative Shushicë

10:40 / October 19, 2026

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.