Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

ILD kritika gjyqtarëve: Zvarrisin vendimet, jashtë afatit 981 raste

13:46 / October 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sistemi gjyqesor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar inspektimin tematik “Mbi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë, (dhoma civile) dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, për periudhën 1 shtator deri në 31 dhjetor 2022.

Nga inspektimi ka rezultuar se në periudhën e inspektimit shtator-dhjetor 2022, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, 93.5% e totalit të vendimeve të shpallura janë arsyetuar dhe depozituar në sekretari brenda afatit ligjor 7 ditor. Vendime të tjera janë dorëzuar brenda 10, 18 ditëve dhe 1 vendim është dorëzuar brenda 107 ditëve.

Nga inspektimi tematik në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë, rezulton se numri total i cështjeve në këtë Gjykatë për vitin 2020 është 34 382 cështje. Gjykata ka 39 gjyqtarë nga 76 të parashikuar në dekret. Ngarkesa mesatare e një gjyqtari në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë është 1361 cështje në vit. Në periudhën e verifikuar 1 shtator deri në 31 dhjetor 2022, rezulton se në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë janë dorëzuar 1631 vendime brenda afatit 20 ditor, ndërsa jashtë afatit janë 981 vendime.

Pra konstatohet se pavarësisht afateve të parashikuara në ligjin procedural civil (neni 308 i KPC), këto afate në shumicën e rasteve nuk janë zbatuar me rigorozitet nga ana e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Shkarko raportin KËTU

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Kamëz, një viktimë dhe një i plagosur, arrestohet autori

13:27 / October 19, 2026

Shpërthim me tritol, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative Shushicë

10:40 / October 19, 2026

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.