Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

“Shitësi i vogël i luleve” nga Zall Bastari që udhëton drejt Tiranës duke shitur për të mbijetuar

19:43 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0c54f643 86e7 4b2f aff9 c39f2730c1c5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Anduena Sefgjini

Ilir Tarja nga Zall Bastari është vetëm 13 vjeç, nxënës i klasës  së 7-të në shkollën “Zenel Bastar”. Ai jeton me vëllain dhe me prindërit e tij.  Babai i tij udhëton 3 orë me kalë në fshatin Xibër dhe mbledh lule batre ose siç njihet ndryshe lule zoje, për t’i shitur në mënyrë që të blejë ushqime ose veshje për fëmijët e tij. Mamaja e Ilirit na tregoi, se sot djali ka dalë të shesë këto lule për të blerë veshje, pasi mundësitë nuk janë për të plotësuar të gjitha kërkesat e fëmijëve.

Iliri ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij që luajnë dhe shijojnë fëmijërinë, punon për të blerë gjërat më minimale të jetesës. Udhëton 3 orë nga Zall Bastari drejt Tiranës për të shitur lulet, të cilat i ati dhe e ëma i kanë mbledhur maleve të Xibrit. Ai shkon dyqan më dyqan, lokal më lokal, takon njerëz në rrugë duke u kërkuar nëse janë të interesuar të blejnë lule. 

Ky fenomen ndodh rëndom në Shqipëri edhe me fëmijë të tjerë që detyrohen të shesin produkte të ndryshme për mbijetesë dhe Iliri është një prej atyre “HERONJVE” që qëndron larg veseve të këqija të moshës duke ndihmuar familjen e tij dhe veten.

Ilirin mund ta quajmë “Shitësi i vogël i luleve” që të ngjan me përrallat e Andersen duke shpresuar mos të ketë kurrë të njëjtin fat si “Shitësja e vogël e shkrepëseve”. / tirananews.al

  • 0c54f643 86e7 4b2f aff9 c39f2730c1c5
  • 4efe3f1f ca66 4482 b6cc debba279193b
  • 36eda976 6d8e 4254 ab4a 08b85778a3c3
  • 042be0d3 cc15 4242 88d0 099f223e78af 1
  • 042be0d3 cc15 4242 88d0 099f223e78af

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në lojë ishin 1 milion Euro, ky është biznesmeni që u kërcënua për vdekje

11:52 / April 10, 2023

Berati destinacioni i 400 mijë turistëve në 2022

14:35 / January 3, 2023

Rusët zbukurojnë sheshin për Krishtlindje me ushtarë prej akulli

12:10 / December 20, 2022

Mati, destinacion turistik i paeksploruar. Njihuni me Urën e Vashës (Video)

09:00 / March 26, 2022
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.