Nga Anduena Sefgjini
Iliri ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij që luajnë dhe shijojnë fëmijërinë, punon për të blerë gjërat më minimale të jetesës. Udhëton 3 orë nga Zall Bastari drejt Tiranës për të shitur lulet, të cilat i ati dhe e ëma i kanë mbledhur maleve të Xibrit. Ai shkon dyqan më dyqan, lokal më lokal, takon njerëz në rrugë duke u kërkuar nëse janë të interesuar të blejnë lule.
Ky fenomen ndodh rëndom në Shqipëri edhe me fëmijë të tjerë që detyrohen të shesin produkte të ndryshme për mbijetesë dhe Iliri është një prej atyre “HERONJVE” që qëndron larg veseve të këqija të moshës duke ndihmuar familjen e tij dhe veten.
Ilirin mund ta quajmë “Shitësi i vogël i luleve” që të ngjan me përrallat e Andersen duke shpresuar mos të ketë kurrë të njëjtin fat si “Shitësja e vogël e shkrepëseve”. / tirananews.al




