Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama pjesë në ekspozitën e Bujar Lucës: Njihemi që nga koha e Akademisë, krijimet tona u bën reportazh në një revistë ndërkombëtare

19:58 / November 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
79075ce6 110f 4051 9070 77291869da7c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka qene pjesëmarrës çeljen e ekspozitës së Bujar Lucës, “Të prekësh të padukshmen” në ambientet e Kryeministrisë në COD.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka zbuluar se me piktorin kane qene miq të vjetër që nga koha e Akademisë së Arteve.

Ndër të tjera, ai ka  thënë se që në atë kohë, Luca ishte shumë i lidhur pas Francës dhe kjo vihet re dhe te punimet e tij. Madje, Rama ka kujtuar dhe një moment kur kryredaktori i një reviste të njohur të artit, i kushtoi një reportazh krijimeve të kryeministrit dhe Lucës shumë vite më parë.

“Më vjen shumë mirë që sot këtu jemi së bashku për këtë ekspozitë retrospektive të Bujarit. Është një ide e cila në të vërtetë lindi kur ishim së bashku në Paris dhe Bujari e priti me kënaqësi ftesën që konsideronte mundësinë e një ekspozite të tillë. Por unë nuk e kisha menduar që do të sillte këtu punë nga e gjithë trajektorja e tij dhe faktikisht në sallën e vogël gjenden punët e bëra shumë vite më parë kur Bujari krijonte në shtëpinë e tij të vjetër tironse me puse, aty ku dhe patëm mundësinë të takoheshim përpara rënies së diktaturës. Gjatë një vizite të parë që një delegacion i huaj bëri në Akademinë e Arteve, pjesë e të cilit ishte dhe botuesi dhe kryeredaktori i revistës së njohur të artit, i cili i kushtoi një reportazh të tërë krijimeve tona të asaj kohe dhe u bë pika e parë e kontaktit me botën e artit përtej mureve që ne zhvillonim aktivitetin tonë. Pastaj Bujari zgjodhi të ikte. Mua më kujtohej që përpara se të hapeshin rrugët për t’u larguar, Bujari ishte shumë i lidhur pas Francës, pas impresionistëve, postimpresionistëve dhe kjo vihet re dhe te punët që janë në sallë nga ajo kohë”, tha Rama.

84ebacd6 f9ff 47d4 89ec 3731fbb58ead
cd990e79 f219 4738 815f 81d5751ffd43

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndreca: Veliaj është në të njëjtin korridor me 3 të dënuar me burgim të përjetshëm, mes tyre edhe një personazh i njohur i botës së krimit

12:52 / October 29, 2026

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren/ Berishës i hiqet fjala për gjithë ditën, seanca pezullohet dy herë

11:08 / October 29, 2026

Malaj prezanton projektbuxhetin: 1.1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët

10:10 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.