Dietat e dobësimit të majit janë të ndryshme dhe ndihmojnë në rënien shpejtë në peshë me disa kile. Mjafton konsumi i disa ushqimeve që riaktivizojnë metabolizmin. Ndër më të ndjekurat janë ajo e limonit dhe orizit.
Dieta e limonit
Kjo dietë jo vetëm të ndihmon të humbësh peshë por edhe të pastrosh organizmin. Limoni me ujë duhet të pihet në mëngjes të paktën gjysmë ore para se të hani mëngjesin. Por ndërkohë mund ta përdorni gjatë ditës në sallata, bishtaja, peshk në zgarë.
Kjo dietë të ndihmon të humbësh peshë në pak kohë, por duhet ndjekur të paktën për dhjetë ditë. Në tre ditët e para ju shërben të pastroni organizmin, siç ndodh me dietat detoks.
më pas vjen faza e 7 ditëve ku ndiqet një menu që ju ndihmon të humbni deri në tre kile. Veç limonit ushqimet që rekomandohen janë peshku, mishi i bardhë, perimet, frutat e sidomos frutat e kuqe dhe të thata. Pasi të mbaroni këtë dietë duhet të mbani një regjim të balancuar ushqimor që të mos rimerrni kilet sërish.
Dieta e Orizit
Kjo dietë është ndër më të kërkuarat e pranverës dhe të ndihmon të humbësh peshë dhe të kthehesh shpejt në formë duke ngrënë në mënyrë të lehtë. Orizi është një ushqim me fuqi ngopëse dhe pastrues duke ju ndihmuar të eliminoni toksinat.
Edhe kjo dietë ka fazën e saj. Tre ditët e para ju shërbejnë për të detoksikuar organizmin dhe faza e dytë që zgjat nëntë ditë dhe është më e ashpra përsa i përket konsumit të orizit. Në këtë fazë mund të humbni deri në 5 kile.
Përveç orizit duhet të konsumoni gjithashtu peshk, mish të bardhë dhe perime. Kjo dietë është e rekomanduar dhe për ata që duan të ndjekin një dietë pa gluten.
Mos harroni!Gjatë çfarëdolloj diete duhet të ndiqni aktivitete fizike si dhe të pini të paktën 8 gota ujë në ditë.
