Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmërojnë sërish konsumatorët për rrezikun e larjes së mishit të pulës para gatimit, duke theksuar përhapjen e baktereve të rrezikshme në ushqimet e tjera, raporton FoxNews.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, sugjeron disa hapa për të eliminuar mundësinë e helmimit nga ushqimi gjatë gatimit në shtëpi.
Pula është një zgjedhje ushqyese, por ajo e papërpunuar, si gjoksi i pulës shpesh është i prekur me bakterin Campylobacter e ndonjëherë me Salmonelë. “Nëse hani pulë të papërpunuar, apo ushqime e pije të tjera që vijnë nga pula, mund të sëmureni me atë që quhet helmim ushqimor”, thotë CDC.
Çfarë rekomandohet?
Agjencia rekomandon që gjokset e pulës të vendosen në një qese para se të futen në raftet e marketeve dhe frigorifer, lani duart me sapun më pas.
Gjithashtu sugjerohet që të siguroheni mirë që pula është gatuar siç duhet. Arsyeja pse CDC është kundër larjes së pulës është sepse “lëngu i saj mund të përhapet në kuzhinë dhe të kontaminojë ushqime të tjera, enë etj.
Përveç helmimit ushqimor, tek fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65 vjeç ajo dobëson sistemin imunitar si dhe gratë shtatzëna i vendos në rrezik të sëmundjeve serioze. Në fund, CDC rekomandon se nëse temperatura e lartë zgjat, diarreja zgjat më shumë se tre ditë, apo keni të vjella të shpeshta dhe çdo shenjë tjetër dehidratimi duhet të lajmëroni doktorin.
