Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Lexo të njohësh veten”, ministrja Spiropali bashkë me fëmijët në Panairin e Librit

15:45 / November 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ES Panairi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kryeqytet është duke u zhvilluar edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Tirana 2023”, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese.

Shumë personalitete të artit, medias dhe politikës kanë vizituar panairin duke i dhënë formë reale edhe motos së këtij eventi kulturor: “Libri na bashkon të gjithëve”.

Ministrja Elisa Spiropali, e pranishme ditën e sotme në Panairin e Librit bashkë me dy fëmijët e saj, Nalta dhe Kren, ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga kjo vizitë shoqëruar me një mesazh të fortë.

Statusi i ministres Spiropali:

“Lexo të njohësh veten.
Lexo të afrohesh me botën.
Lexo të luftosh vetminë.
Lexo të ndihesh i lumtur.
Lexo të mbash larg banalitetin.
Lexo të pranosh dhe pakësosh trishtimin.
Lexo të mahnitesh me mendjen njerëzore.
Lexo ta kuptosh dhe përballosh të ligën.
Lexo të adhurosh të mirën.

*Panairi i 26-të i Librit 📖“

Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.

Panairi i parë i librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht.

@elisa.spiropali1

Lexo të njohësh veten. Lexo të afrohesh me botën. Lexo të luftosh vetminë. Lexo të ndihesh i lumtur. Lexo të mbash larg banalitetin. Lexo të pranosh dhe pakësosh trishtimin. Lexo të mahnitesh me mendjen njerëzore. Lexo ta kuptosh dhe përballosh të ligën. Lexo të adhurosh të mirën. *Panairi i 26-të i Librit 📖

♬ original sound – Elisa.Spiropali




Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.