Pas Ambasadës së SHBA-dhe dhe Britanisë së Madhe, edhe delegacioni i BE-së në Tiranë ka dhënë një qëndrim për situatën e kaosit dhe flakëve që ka përfshirë Kuvendin.
Delegacioni i kujton Shqipërisë se një parlament funksional, është shtylla e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Po ashtu, përfaqësuesit e Unionit në Shqipëri kujtojnë se dialogu konstruktiv në parlament është i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.
”Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”.
