Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

DHTIT në panairin e Biznesit Ndërkombëtar në Spanjë/ Potencialet e Shqipërisë për investimet e huaja

13:19 / November 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
min 2048x1535 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Panairi i biznesit ndërkombëtar dhe i tregtisë së jashtme “IMEX-Castilla y León”, i cili këtë vit u organizua në Valladolid (Spanjë), shërbeu si një piktakim i rëndësishëm mes sipërmarrësve që synojnë të rriten ndërkombëtarisht dhe ekspertëve të sektorëve përkatës për çdo shtet pjesëmarrës.

Mes përfaqësive ekonomike dhe tregtare nga 30 vende, e pranishme ishte edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, e cila, nëpërmjet përfaqësuesit të zyrës së DHTIT në Spanjë, z.Eduard Hyseni, shoqëruar nga z.Juan Jose Gonzalez Saez, këshilltar ekonomik i përfaqësisë së DHTIT, asistoi kompanitë e interesuara për mundësitë e zgjerimit të biznesit në Shqipëri.

Me qëllim për t’i orientuar më drejt planet e tyre të investimit, sipërmarrësit u njohën nga përfaqësuesit e DHTIT me sektorët prioritarë për investime në Shqipëri, kuadrin ligjor për investime, klimën e biznesit, procedurat lehtësuese, masat mbështetëse etj.

Një ndër sektorët me peshë në investimet e huaja është edhe energjia. Falë pozicionit të favorshëm gjeografik dhe kushteve klimatike, Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë. Për rrjedhojë, kompanitë e interesuara u informuan me kushtet dhe prezantimin e potencialeve të Shqipërisë në këtë fushë.

Gjithashtu, në Konferencën e Ndërkombëtarizimit të Biznesit IMEX-Castilla y León, u trajtuan tema të ndryshme, nga mundësitë e rritjes në tregjet e huaja të SME-ve, sfidat e sektori të agroushqimor në kontekstin ndërkombëtar, qëndrueshmëria industriale, e deri te tendencat në logjistikë dhe financim ndërkombëtar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.