Sali Berisha ka reaguar ndaj propozimit të aleatëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë që opozita duhet të organizohet në një federatë për të unifikuar qëndrimet përballë mazhorancës në Parlament.
Berisha reagoi në konferencën e përjavshme me gazetarët, duke u shprehur se “nuk mund të ndodhë kurrë që kjo parti të shkrihet me “Ballat” dhe “Bravat”. Unë do t’i thoja çdo opozitari se opozita shqiptare është opozitë me kontribute të mëdha kundër interesave ruse në Shqipëri dhe rajon”.
