Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Qeveri dhe shoqëri civile bëhen bashkë për Edukimin Mediatik në Shqipëri

13:32 / November 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
instituti medias konferenca 53353521756 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive organizuan konferencën për edukimin mediatik në Shqipëri, një temë që është diskutuar mjaft vitet e fundit.

Konferenca bëri bashkë aktorët kryesorë institucionalë që kontribuojnë në fushën e edukimit mediatik, si Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Autoritetin e Mediave Audiovizive, Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, UNESCO-n, universitetet publike dhe private, organizatat e shoqërisë civile, por edhe ekspertë të medias, mësues, pedagogë dhe studentë.

Diskutimet kryesore gjatë konferencës u përqendruan tek agjenda e edukimit mediatik në Shqipëri, për të cilën Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, theksoi angazhimin politik dhe institucional për të vijuar me edukimin mediatik në sistemin arsimor, një nismë e mbështetur nga UNESCO që prej 2020, dhe që ka në thelb ngritjen e kapaciteteve të mësuesve për të integruar edukimin mediatik në mësimdhënie.

Integrimi i edukimit mediatik në kurrikulat arsimore të arsimit parauniversitar dhe atij universitar, mbetet parakusht për përmirësimin e nivelit të edukimit mediatik nga njëra anë dhe përditësimin e programeve mësimore me zhvillimet më të fundit, nga ana tjetër.

Ndonëse aktualisht ka përpjekje për integrimin e edukimit mediatik në kurrikulat arsimore universitare dhe parauniversitare, sërish kjo mbetet në nivelin e projekteve dhe nismave afatashkurtra dhe si e tillë kërkon një strategji apo plan veprimi kombëtar për t’i shndërruar në të qëndrueshme dhe sistemike, ku procesin e udhëheqin vetë institucionet arsimore.

Një tjetër aspekt që ekspertët theksuan ishte edhe ofrimi i edukimit medatik në arsimin joformal, që targeton të gjithë publikun, i cili është edhe më i prekur nga çregullimet e informacionit, si dezinformimi, që mbetet në nivele shqetësuese dhe është në rritje, veçanërisht me (keq)përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Instituti Shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.