Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Bylisi humbet pas katër fitoreve, Korabi merr tri pikë! Burreli mposht Apoloninë mes të ftohtit, në Berat dhunohet arbitri 

17:20 / December 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burreli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kategoria e Parë e futbollit ka zhvilluar pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së 16-të. Surprizën e ka bërë Korabi, që në Peshkopi mundi 2-1 Bylisin. Ballshiotët thyhen pas katër fitoreve radhazi edhe pse ende kryesojnë. Taulant Marku dhe Buci shënuan për vendasit, me tri pikët që u vendosën në fundin e sfidës. Ruçi shënoi për miqtë.

Në Burrel, vendasit tronditën Apoloninë 1-0 duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi. Goli i Ferrukut në të 9 minutë vendosi ndeshjen. Në Vlorë, Flamurtari fitoi 3-0 me Lushnjën falë golave të Souza, Pjeshkës dhe Lleshit.

Luzi mundi 3-1 Kastriotin me golat e Itodos (dopietë) dhe Trenit, për krutanët shënoi Çela. Në Berat, Tomori vendas u mund 0-1 me Vorën. Raboshta shënoi golin e vetëm, teksa sfida u karakterizua nga dhuna e lojtarëve të Tomorit kundrejt arbitrit Bebja.

Gjithcka ka ardhur pas kartonit të kuq për Beçkën, me këtë të fundit që ishte ndëshkuar më herët me të verdhë. Kaq ka mjaftuar që protestat për arbitrit të ishin më të ashpra dhe një person i futur nga stoli i vendasve goditi arbitrin.

Kategoria e Parë, java 16-të:

E shtunë 13:30:

Burreli 1-0 Apolonia (Ferruku 9′)

Flamurtari 3-0 Lushnja (Souza 43′, Pjeshka 62′, Lleshi 69′)

Korabi 2-1 Bylis (T. Marku 55′, Buci 90+2′ / Ruçi 72′)

Luzi 3-1 Kastrioti (Itodo 33′, 90+5′, Treni 65′ / Cela 35′)

Tomori 0-1 Vora (Raboshta 45′)

17:00 AF Elbasani – Besa

apolonine burreli mposht
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.