Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Apeli rrëzoi kërkesën për betimin si kryetar i Himarës, Beleri: Sulm antikushtetues. Urdhër nga Rama

12:14 / January 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FREDI BELERI GJKKO
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg për korrupsion në zgjedhje ka reaguar në rrjete sociale pas vendimit të Apelit për të rrëzuar kërkesën e tij për betimin si kryetar. Ai thotë se vendimi për të mos u betuar është marrë me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama se nuk do që të lëshojë Bashkinë e Himarës.

Postimi i plotë

Lexo edhe :

Related Posts

  • Beleri7 1280x720 1
    Apeli rrëzon kërkesën e Belerit për leje të posaçme

Sot Gjykata e porositur prej pushtetit politik, goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë. Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdhrin e Kryeministrit-Gjyqtar Suprem , për mos të më dhënë leje për t`u betuar dhe të marrë mandatin.

Pa betimin nuk behet efektiv mandati. Pa betimin dhunohet e drejta kushtetuese e zgjedhjeve. Duket sikur ne Himare nuk jane bere zgjedhje. Me force pushteti, në kundershtim me Kushtetuten, dhe me bekimin pa ligj të një gjykate personale të Kryeministrit, po shkelet çdo parim , normë kushtetuese dhe Europiane për mos të leshuar Bashkine e Himares.

Nen dirigjimin e zevendesprokurorit politik të SPAK Adnand Xholi, duke keqperdorur prokuroren Dorina Bejko, dhe me mbulimin qe u ben falsifikimeve ne procesin tim prokurori Edvin Kondili, kjo treshe mbaron cdo porosi te Kryeministrit Rama per sulmin antikushtetues ndaj zgjedhjeve në Himarë. Per t`i dhene nje dore ketij sulmi ndaj zgjedhjeve te lira ne Himare , u kujdes edhe Kryetarja e GjKKO, Irena Gjoka duke keqperdorur gjyqtarin relator Erjon Çelen. Nje “ndihmesë” e dha sot me refuzimin e lejes gjyqtarja Daniela Shirka. Ajo ne kundershtim me ligjin dhe vendimin e Gjykates se Larte, e gjykoi çështjen si gjyqtare e vetme.

E gjykon e vetme se nuk gjen dot dy të tjerë që të poshtërojnë kaq shumë Kushtetutën dhe të drejtën e zgjedhjes në Himarë. Kujtojmë se disa gjyqtare qe u caktuan ne procesin tim penal , kane dhene doreheqjen se në fund të fundit nuk donin dhe refuzuan qe të shkelnin ligjin dhe Kushtetutën e Shqiperise ne menyre flagrante.

Prej dy muajsh kam bërë kallëzim ne SPAK per gjyqtarët Irena Gjoka dhe Erjon Cela dhe prokuror Edvin Kondili. Jane te vetmit magjistrate qe kam kallëzuar, se me veprimet tyre kane siguruar që të mos më garantohet proçes i rregullt ligjor, të administrohen akte të fallsifikuara ne demin tim , të nxisin pushtetin qëndror për veprime antikushtetuese ndaj Bashkise Himarë, duke mohuar parimin më të shenjtë të demokracisë, qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira.

Gjithë vëmendja jone është tek Gjykata Kushtetuese. Atje kam depozituar disa kerkesa. Prej tre muajsh ka kaluar per gjykim ankimi im ndaj mases se sigurimit dhe akoma nuk ka nje date gjykimi. Presioni i Ramës qëndron i rëndë edhe atje.

Presim që Gjykata Kushtetuese të paktën të mbrojë Demokracinë, të mbrojë Kushtetutën!

Shpresa vdes e fundit, por dita ditës, këtij vendi po i vdes edhe shpresa!

Fredi Beleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.