Detaje të reja kanë dalë për grupin kriminal që tregtonin dhe furnizonin me drogë grupe të tjera kriminale. Antidroga e Tiranës ka zhvilluar hetime për të paktën 5 muaj ku ka arritur që të gjejë prova dhe të organizojë operacionin për arrestimin e 4 personave me rrezikshmëri të lartë.
Të arrestuarit ishin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë ku prej kohësh bashkëpunonin me njëri-tjetrin për drogat e forta dhe të lehta. Ata takoheshin në vende të ndryshme të populluara, duke shfrytëzuar edhe ambientet si qendrat tregtare, njëlloj si në rastin konkret.
Lexo edhe :
Related Posts
Grupi kriminal ishte i sofistikuar dhe ruhej nga policia. Kjo për faktin që në takimet e tyre përdornin automjete të shumta, në mënyrë që mos të udhëtonin me një mjet të vetëm.

