Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

”Vajza qante çdo ditë në shkollë”, rregullat në shtëpinë e familjes të ngujuar nga 35-vjeçari

14:10 / January 31, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jetnor Zhaboli 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

35-vjeçari Jetnor Zhaboli i cili kishte ngujuar brenda shtëpisë nënën, gruan dhe fëmijët e tij të mitur është ndër ngjarjet e fundit tronditëse të kronikës. Gazetarja Glidona Daci thotë se vajza 9-vjeçare e çiftit kishte rreth një vit që qante çdo ditë kur shkonte në shkollë për shkak të traumës, por nuk ishte kuptuar nga askush. Daci shton se në dëshminë e vajzës përmenden grindjet e çiftit, frika e saj dhe se si e ëma i thoshte gjithmonë se kishte dashuri mes tyre.

”Vajza ka shkuar për gati një vit duke qarë çdo ditë në shkollë dhe askush nuk e ka kuptuar se për çfarë vajza qante. As zysha kujdestare, as psikologia e shkollës, punonjësi social, shoqet e klasës. Një fëmijë 9 vjeç që vjen çdo ditë dhe qan për shkak të dhunës sepse vajza e tregon në dëshmi, në praninë e psikologut, vajza e tregon me detaje që “babi i bërtet mamit kot, zihet me mamin kot, unë herë pas here kam frikë nga babi por babi na thotë që babin e do shumë dhe ai na do shumë dhe ne duam që babi thjesht të shërohet dhe të kthehet dhe të jetojmë të lumtur unë, vëllai, nëna, mami dhe babi” dhe ajo tregon që ka shkuar në shkollë duke qarë pikërisht për shkak të problemeve dhe dhunës që ushtronte i ati ndaj të ëmës, jo ndaj fëmijëve sepse duhet ta sqarojmë këtë pjesën sepse siç duket, pikën e tij të dobët e kishte te bashkëshortja”.

Gazetarja përmend edhe letrat e bashkëshortes së 35-vjeçarit ku ajo dukej se linte njëfarë amaneti. Shtëpia ishte e blinduar nga kamerat, përgjuesit dhe bllokuesit e valëve. Gjithashtu është raportuar familjarët vëzhgoheshin edhe në tualet. Daci sqaron se nga procesverbali i strukturave hetimore, nuk ka rezultuar që të ketë pasur kamera në tualet. Një tjetër detaj lidhet me praninë e nënës së 35-vjeçarit në shtëpi.

”E ëma e 35-vjeçarit nuk është se jetonte vazhdimisht me djalin, pra nuk jetonin gjatë gjithë kohës aty. Ato jetonin në intervale, ajo shkonte-vinte sepse edhe në dëshmi bashkëshortja e 35-vjeçarit e shpjegon që ne shkonim sa te shtëpia e vjehrrit dhe vjehrrës, sa te shtëpia e tyre në zonën e Selitës. Pra, nuk është se ka pasur, po themi një familje sepse gjithmonë ia lëmë kushteve të vështira ekonomike, mos shkollimit, sistemit arsimor apo shumë faktorëve të tjerë. Në këtë rast, familja e 35-vjeçarit ka një gjendje shumë të mirë financiare. E dyta, ai ka punuar, një djalë shumë i zgjuar, një djalë shumë i dashur. Të gjithë njerëzit që i njihnin e përshkruajnë në thonjëza, kanë qenë ata të dy “çifti perfekt” dhe “dy njerëz fantastikë dhe të mrekullueshëm”. Prej më shumë se sa një viti, tregon bashkëshortja, ajo nuk dilte më dhe kur dilte për të bërë pazarin për të blerë ushqimet, do duhej të dilte patjetër me atë ose kur ai dilte nga shtëpia të gjithë personat do kyçeshin në shtëpi dhe ai çelësin e merrte me vete”.

Jetnor Zhaboli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.