Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skema e mashtrimit me 2 pallate/ Pas ish-kreut të komunës Kashar, arrestohen edhe 4 të tjerë

18:18 / May 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kom
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkon në pesë numri i personave të arrestuar për tjetërsim pronash me anë të falsifikimeve në Tiranë. Të arrestuarit akuzohen për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve të pronësisë të dy pallateve në zonën e Yzberishtit.

Në pranga kanë rënë ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia (PD), ish-Përgjegjësi i Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Jurgen Memisha, ndërtuesi Stefan Caushi, Vjollca Pani Sekretare e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit si dhe inxhinierja, Miranda Dyrmisha, Kolaudatore.

Dy ndërtues, Stefan Caushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve të pronësisë. I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, të gjitha personat e përfshirë në tjetërsimin e pronësisë së dy pallateve në fjalë.

Stefan Caushi është administratori i Shoqërisë “INA-2004” shpk, shoqëri e cila ka fituar të plotë pronësinë e dy pallateve që morën lejen e ndërtimin ne vitin 2006.  Kjo shoqëri në kundërshtim me ligjin më datë 14 janar të vitit 2015 ka marrë nga ish-Komuna e Kasharit certifikatën e përdorimit e vetme dhe jo së bashku me Arben Petritin ashtu siç është në dokumentet e viti 2016. Pasi ka marrë pronësinë pallatet në fjalë janë shitur dhe Arben Petriti në kallëzimin e tij ka deklaruar se është njoftuar në rrugë informale në lidhje me mashtrimin që po i bëhej. Grupi i falsifikatorëve pritet që në ditët në vijim të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

Besnik Fuçia (PD) ish-Përgjegjësi i Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Jurgen Memisha Komunës së Kasharit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë…

11:59 / July 12, 2026

Operacioni antidrogë në Lezhë, arrestohen tre persona dhe asgjësohen 436 bimë kanabisi

11:19 / July 12, 2026

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

20:57 / July 11, 2026

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

18:21 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.