Shkon në pesë numri i personave të arrestuar për tjetërsim pronash me anë të falsifikimeve në Tiranë. Të arrestuarit akuzohen për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve të pronësisë të dy pallateve në zonën e Yzberishtit.
Në pranga kanë rënë ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia (PD), ish-Përgjegjësi i Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Jurgen Memisha, ndërtuesi Stefan Caushi, Vjollca Pani Sekretare e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit si dhe inxhinierja, Miranda Dyrmisha, Kolaudatore.
Dy ndërtues, Stefan Caushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve të pronësisë. I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, të gjitha personat e përfshirë në tjetërsimin e pronësisë së dy pallateve në fjalë.
Stefan Caushi është administratori i Shoqërisë “INA-2004” shpk, shoqëri e cila ka fituar të plotë pronësinë e dy pallateve që morën lejen e ndërtimin ne vitin 2006. Kjo shoqëri në kundërshtim me ligjin më datë 14 janar të vitit 2015 ka marrë nga ish-Komuna e Kasharit certifikatën e përdorimit e vetme dhe jo së bashku me Arben Petritin ashtu siç është në dokumentet e viti 2016. Pasi ka marrë pronësinë pallatet në fjalë janë shitur dhe Arben Petriti në kallëzimin e tij ka deklaruar se është njoftuar në rrugë informale në lidhje me mashtrimin që po i bëhej. Grupi i falsifikatorëve pritet që në ditët në vijim të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.
