Një 19-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 38-vjeçar, i cili edhe ka tentuar që ta rrëmbejë. Policia e Shkodrës e ka vënë në pranga shtetasin A.N. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19 vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”-informon Policia.
Postime te ngjashme
Add A Comment
