Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zhupa: Nëse nuk e zgjidh Kushtetuesja, dosja ”Butrinti” shkon në SPAK! Shteti i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të koncesionit

13:30 / February 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1707307789 inazhupa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka zbuluar detaje të reja rreth shkeljeve që sipas saj qeveria po bën në dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit. Zhupa tha se shteti shqiptar nuk ka më rol parësor në këtë koncesion duke qenë i përfaqësuar vetëm nga drejtoresha e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Klesta Qirici.

Duke qenë se Elva Margariti u shkarkua nga posti i ministres së Kulturës pas krijimit të ministrisë së re, deputetja nënvizoi se shteti shqiptar ka mbetur i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të këtij koncesioni, duke mbetur vetëm me 1 përfaqësues nga 5 që ka bordi në total.

Zhupa e cila bëri me dije se sot në Gjykatën Kushtetuese po mbahet një seancë e riçelur, tha se nëse ky institucion nuk do të jepte zgjidhje, atëherë çështja do të çohet në SPAK.

“Kjo është një çështje që nëse nuk merr zgjidhje nga Kushtetuesja, për shkeljet penale do të shkojë në SPAK. Unë kam vënë provë Gjykatën Kushtetuese, sepse kjo nuk është çështje politike, por një cështje e identitetit kombëtar dhe historisë së saj. Dhe nëse nuk arrin që edhe për këtë çështje, të ngrihet në nivelin e duhur, atëherë nuk ka më arsye se pse të ekzistojë Kushtetuesja në vend”, ka thënë Zhupa para gazetarëve.

ina zhupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.