Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, kjo pasi prej një viti ai përndiqte një 29-vjeçare. ”Në Rrugën e Elbasanit, është kapur dhe ndaluar shtetasi R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi për 1 vit, ka përndjekur një shtetase 29 vjeçe. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.
Postime te ngjashme
Add A Comment
