Një 55-vjeçar, banues në lagjen 11 të qytetit të Durrësit ka përfunduar në spital mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30.
Policia lokale bën me dije se shtetasi me iniciale Sh.L., marinar në portin e Durrësit, është rrëzuar nga shkallët e një anijeje dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
