Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nesër nis Ramazani, kreu i KMSH: Muaj për të pastruar shpirtin! Lutje për paqe në Gaza dhe Ukrainë

11:35 / March 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1710066424 bujarspahia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahia uron të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili nis ditën e nesërme. Në një mesazh, Spahia thotë se ky është muaji i solidaritetit, dhënies së lëmoshës. Spahia thotë se Ramazani është muaji i begatë që shpërblehet nga Allahu. Në mesazhin e tij, u ndal edhe tek lufta në Rripin e Gazës dhe në Ukrainë, duke iu lutur Zotit që të arrihet paqja sa më shpejt.

“Falënderime i takojnë Allahut që na mundësoi të arrijmë muajin e ramazanit. Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi që Zoti na ka dhuruar për ta pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj diete, por muaj adhurimi përmes të cilit njeriut ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit dhe përmes kësaj arritje të begatojë vete e tij me mirësi në këtë botë dhe ne atë të përtejmen. Ramazani është pastrim shpirtëror në radhë të parë. Agjërimi synon të formojë një personalitet të kompletuar të besimtari.

Ramazani është muaji i solidaritetit mes njerëzve, është muaji i dhënies së lëmoshës, është muaji i përkushtimit në familje, i përkujdesjes ndaj prindërve. Secili ka mundësi të rikuperojë në këtë muaj lidhjet e shkëputura me njerëzit e afërt. Në këtë muaj të begatë çdo vepër shpërblehet shumëfish nga Allahu. Aq i rëndësishëm është ky shpërblim sa agjëruesi i sinqertë e ka një portë të veçantë për të hyrë në të. E lusim zotin që të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji, të na bëjë paqe e begati, që të arrihet s amë parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe në çdo vend ku ka konflikte dhe njerëzit që gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të Begatë”, thotë Spahia.

Bujar Spahia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton me 74 vota projektligjin për huanë nga SHBA opozita nuk merr pjesë në seancë

16:26 / July 27, 2026

Marrëveshja me SHBA-në për huanë, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD bojkoton seancën

16:09 / July 27, 2026

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, SPAK dërgon në gjyq 11 persona

15:56 / July 27, 2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.