Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Shpërblim ekstra për dy sportistët Valiev dhe Dudaev, që fituan medalje olimpike në ”Paris 2024”

16:45 / August 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
medalje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritet shpërblimi për medaljet olimpike të fituara nga Shqipëria në “Paris 2024”, me Chermen Valiev dhe Islam Dudaev. Me vendim të Këshillit të Ministrave, përveç shpërblimit financiar të përcaktuar në ligj, dy sportistët medalistë do të përfitojnë edhe 14 milionë e 700 mijë lekë ekstra, për t’i ndarë mes tyre dhe trajnerëve.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku theksohej se “programit buxhetor ‘Për zhvillimin e sportit’, i shtohet fondi prej 14 700 000 (katërmbëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh për shpërblimin e sportistëve fitues të medaljeve olimpike dhe me rezultate të larta, si dhe të trajnerëve të tyre, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’. Shpërblimi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Dy bronzët në mundje, të siguruara nga Valiev dhe Dudaev, i kanë siguruar sportistëve dhe trajnerëve të tyre të ardhura ekstra, për të vlerësuar arritjen historike të ekipit kuqezi në Olimpiadë. I ndarë mes sportistëve, shpërblimi i ri do të jetë 7 milionë e 350 mijë lekë për secilin prej medalistëve.

Deri më tani, Valiev dhe Dudaev kanë siguruar edhe nga 5 milionë lekë, sepse kjo është shifra e parashikuar në ligjin e përmirësuar të sportit, ku sportistët elitarë shpërblehen për arritjet e larta në arenën ndërkombëtare.

paris 2024 Valiev dhe Dudaev
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.