Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vangjel Tavo flet për ndarjen nga Ilir Meta, “Nuk i kam borxh askujt në politikë”

21:17 / September 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vangjel Tavo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vangjel Tavo i cili fitoi bashkinë e Himarës me logon e PS, tregon se prej vitesh nuk komunikon më me Ilir Metën. Tavo në emisionin “Vendi Im” thekson se rrugët e tyre politike janë ndarë pas zgjedhjeve të vitit 2021 dhe ai nuk u bë pjesë e Partisë së Lirisë.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Tavo
    Si do të zgjidhet çështja e pronave në Himarë? Vangjel Tavo apel banorëve, aplikoni!
  • Vangjel Tavo 1
    Tavo flet për herë të parë pasi humbi garën për kryesinë e PS, "Socialistët e rinj ende nuk më njohin"
  • IMG 8623
    Vangjel Tavo tregon për politikanët grekë më te cilët ka biseduar para kandidimit për bashkinë e Himarës

“Pas përfundimit të zgjedhjeve të 2021 dhe ndryshimit të emrit të partisë, pra krijimit të një partie të re le ta quajmë, unë nuk kam qenë kurrë pjesë e asaj force politike. Përderisa nuk u bëra pjesë e Partisë së Lirisë, nuk kisha çfarë të diskutoja me kryetarin e Partisë së lirisë, sepse nuk isha pjesë. Nuk besoj se ka arsye të zgjas këtë përgjigje se realisht nuk kam çfarë të diskutoj. Nuk jam pjesë e asaj partie. Po të isha pjesë ndoshta do të duhet të shkoja, ta diskutoja dhe t’i thoja dëgjo unë kam marrë këtë vendim. Pastaj me aq sa bashkë njihemi prej shumë e shumë vitesh, me aq përvojë sa kam unë në politikë, zakonisht unë nuk krijoj “borxhe” ne politikë, përkundrazi. Kështu që s’ka arsye t’i sqarohem askujt për vendimet e qëndrimet e mia. Gjithmonë kam qenë i pavarur dhe do të vazhdoj të jem i pavarur në mendimet dhe qëndrimet e mia, qofshin këto përsonale, qofshin këto politike apo edhe publike,” tregon Tavo.

Vangjel Tavo u largua nga PS në vitin 2010 dhe iu bashkua LSI që drejtuar nga Ilir Meta. Gjatë viteve 2012-2013, Tavo shërbeu si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastrës.
Ai kandidoi edhe më 25 prill 2021, por nuk mundi të fitonte mandatin e deputetit.

vangjel tavo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.