Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kreu i Delegacionit të BE takohet me gjyqtarët e GJK

19:58 / March 6, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GJK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë është takuar sot me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Duke e vënë theksin në rëndësinë që mbart realizimi me sukses i reformave, si dhe niveli i ndërveprimit me autoritetet publike, Ambasadori Gonzato shprehu vlerësimet e tij pozitive për veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese, e cila që nga plotësimi i saj, në një kohë të shkurtër, ka dhënë dyfishin e vendimeve në krahasim me pak vite më parë, duke rritur kështu besimin te publiku.

Ai theksoi se “Bashkimi Evropian do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese në ruajtjen e pavarësisë dhe eficiencës së saj”.

Sipas tij hapja e negociatave për Shqipërinë që ka nisur me kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, është tregues se sa i rëndësishëm është roli i drejtësisë efektive dhe respektimi i të drejtave themelore në këtë fazë të re për Shqipërinë.

“Në këtë proces të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Gjykata Kushtetuese ka rol thelbësor, pasi garanton balancimin e pushteteve, verifikon respektimin e shtetit të së drejtës dhe jep drejtësi për qytetarët”, tha ai.

Gjithashtu, Ambasadori Gozato vuri në pah se marrja e Presidencës së CECC-së është një faktor shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse kjo do të mundësojë krijimin e një rrjeti me gjykatat evropiane që kanë kaluar më parë proceset integruese për njohjen dhe zbatimin e acquis communautaire.

Gjatë takimit, Kryetarja Holta Zaçaj ndau me Ambasadorin disa prej arritjeve më të spikatura të Gjykatës Kushtetuese gjatë kësaj periudhe, si marrja e kryesisë së Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, duke e konsideruar këtë jo vetëm si një vlerësim të gjykatës sonë nga simotrat e saj evropiane, por edhe si një angazhim të shtetit shqiptar për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Trupa e gjyqtarëve u ndal gjithashtu edhe në përpjekjet e Gjykatës Kushtetuese për një gjykatë transparente dhe të qytetarëve, për të qenë e aksesueshme dhe funksionale në dhënien e drejtësisë kushtetuese për të gjithë.

Nga ana e saj, Kryetarja Zaçaj theksoi se “shtimi i ankimeve kushtetuese individuale është tregues i rritjes së besimit të qytetarëve te kjo Gjykatë, sikundër edhe i rritjes së ndërgjegjësimit dhe kulturës juridike. Si gjykatë e të drejtave të njeriut, dhënia e drejtësisë kërkon respektimin e garancive procedurale për mbrojtjen e të drejtave themelore kushtetuese.

Respektimi i këtyre garancive i jep kredibilitet drejtësisë dhe institucioneve të saj. Gjykata synon të japë mesazhin për qytetarët se ata nuk janë një palë më e dobët se sa shteti dhe se barazia përpara ligjit mbetet themeli i një drejtësie të drejtë”.

Në vijim, gjyqtarët kushtetues evidentuan rëndësinë e dialogut ndërinstitucional, sfidat me të cilat po përballet sot sistemi i drejtësisë në Shqipëri, si dhe përpjekjet e vazhdueshme që duhet të bëhen për ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit profesional, forcimin e njohurive dhe përshtatjen me zhvillimet e reja për integrimin e vendit tonë në BE.

BE delegacionit gjk kreu takohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.