Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali në parlamentin holandez: Mbyllja e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin e plotë në BE brenda 2030

18:24 / March 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e5d5eda2 ff63 40eb b732 250e856c4200
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në parlamentin holandez. Ajo u prit në një takim të përbashkët nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Martin Bosma, dhe kryetari i Senatit, Jan Anthonie Bruijn. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Vendet e Ulëta, Artur Kuko. Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera intensive politike dypalëshe, shkëmbimet e vizitave të nivelit të lartë dhe theksoi se ky momentum duhet ruajtur dhe bashkëpunimi duhet dhe mund të zgjerohet.

Pozita strategjike e Holandës në BE dhe roli i fuqishëm në organizatat ndërkombëtare përbëjnë një oportunitet për realizimin e ambicjeve tona për integrimin europian dhe kontributin në përballimin e sfidave globale. Spiropali vlerësoi mbështetjen për transformimet demokratike, nëpërmjet programeve të ndihmës për reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Holanda është ndër investitorët kryesorë në Shqipëri dhe Spiropali shprehu interesimin për shtimin e investimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar si edhe bashkëpunimin në nivelin lokal. Turizmi dhe sporti po afrojnë më shumë njerëzit e dy vendeve tona.

Spiropali vlerësoi mbështetjen e Holandës për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe ndau me homologët objektivin kombëtar strategjik për përfundimin e negociatave teknike të anëtarësimit brenda brenda 2027 dhe anëtarësimin brenda vitit 2030, një objektiv ambicioz, por plotësisht i arritshëm, nëse mbajmë parasysh faktin se Shqipëria është aktualisht vendi kandidat që ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt anëtarësimit.

Ne synojmë të zhvillojmë dy konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE në muajt prill dhe qershor, gjatë Presidencës Polake, dhe dy konferenca ndërqeveritare gjatë muajve tetor dhe dhjetor, gjatë Presidencës Daneze. Spiropali vuri në dukje rolin aktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin, sigurinë e paqen në rajon, kontributin e Procesit të Berlinit në integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Planit të Rritjes si një mundësi që përshpejton zhvillimin ekonomik dhe rrit mirëqenien e fuqizon kohezionin social në vendet e rajonit.

Spiropali diskutoi me homologët holandezë edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadrin e Komunitetit Politik Europian dhe organizimin e Samitit të Gjashtë të tij në Tiranë në 16 maj 2025. Duke vlerëzuar bashkëpunimin mes dy vendeve si anëtarë dhe partnerë në NATO, Spiropali vuri në dukje se mbështetja e palëkundur e Shqipërisë për Ukrainën do të vazhdojë. Spiropali ftoi kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Martin Bosma dhe kryetarin e Senatit Jan Anthonie Bruijn për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë.

e5d5eda2 ff63 40eb b732 250e856c4200
c13f44c2 a2e3 4961 99be 630f6ecacf49
b848ba86 442c 42c3 9bb5 410d31abcb80
afa9ecf4 7969 4dd6 86eb 1629ce65e3c2
576ad9b0 c129 454a a0e4 105fe56b55ea
62c10bcf e59a 4348 9a61 d8406093c141
1f5b6a74 1323 48ea a7d2 72a3d5a64da9
e6df2a1e 6551 4f16 811f 13cf26ff6ecf
IMG 20250324 WA0151

BE Elisa Spiropali Holandë Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.