Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alarm në Detin Mesdhe, uji tejkalon temperaturën 30 gradë

17:00 / July 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1. Mesdheu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të notosh në bregdet me ujë të nxehtë mund të duket tërheqëse gjatë pushimeve, por për shkencëtarët ky fenomen mund të rezultojë me pasoja shkatërruese për jetën detare. Rrezikun më të madh po e përjeton Deti Mesdhe, ku temperatura e sipërfaqes së ujit ka kaluar 30 gradë Celsius.

Rasti shqetësues, thotë BBC, është shënuar pranë brigjeve të Majorkës në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut, duke bërë që uji i Detit Mesdhe të ishte edhe më i ngrohtë se ai i pishinës.

Për studiuesit e ujërave, kjo ka qenë vala më ekstreme e nxehtësisë detare në Mesdheun Perëndimor e regjistruar ndonjëherë, duke prekur zona të mëdha të detit për javë të tëra.

Sipas tyre, kjo valë të nxehti ka krijuar vështirësi tek disa specie ujore të cilat nuk mund të përballojnë një ngrohtësi kaq të zgjatur dhe intensive, me efekte negative për rezervat e peshqve.

Por temperaturat e larta të ujit mund të paraqesin edhe kërcënime të fshehura. Bakteret dhe algat e dëmshme shpesh përhapen më lehtë në ujin e detit, pasi nuk trajtohet me kimikate pastrimi si pishinat.

Shërbimi evropian i klimës thotë se valët e nxehtësisë detare po bëhen më intensive dhe më të gjata, dhe se numri i ditëve me nxehtësi ekstreme të sipërfaqes së detit në nivel global është trefishuar gjatë 80 viteve të fundit, sipas një studimi të publikuar më parë këtë vit.

Mesdheu është kryesisht më i prekshmi, pasi ky det është si një vaskë e rrethuar nga kontinente dhe jo nga oqean i hapur, dhe për këtë arsye është “një pikë e nxehtë e ndryshimeve klimatike”.

30 grade alarm detin mesdhe temperatura uji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.